Gjykata Kushtetuese pritet të shpenzoj deri në 3 mijë e 500 euro për blerjen e telefonave mobilë. Me një mesatare prej 500 eurove për një telefon.
Sipas planifikimit, Gjykata Kushtetuese pritet të pajisjet me shtatë telefona mobil
“Sasia e përgjithshme e pajisjeve duhet të jetë 7 copë dhe duhet të jenë të kompletuara me pjesët përcjellëse, të paketuara, e që i plotësojnë të gjitha standardet teknike për sistemin energjetik të vendit. Pajisjet telefonike (aparatet) duhet të kenë sistemet operative dhe aplikacionet përcjellëse sipas standardeve të prodhuesit”, thuhet në njoftim.
Kushtetuesja ka iniciuar procedurën e kuotimit të çmimit me kriter të dhënies çmimin më të ulët.
Sipas njoftimit për kontratë, për blerjen e shtatë telefonave mobilë janë ndarë 3 mijë e 500 euro. Mesatarisht i bie që Gjykata Kushtetues pritet të shpenzoj deri në 500 euro për një telefon të mençur.
Blerjen e telefonave të mençur, Gjykata Kushtetuese e kishte realizuar edhe ne vitin e kaluar duke ndarë 3 mijë e 500 euro për këtë qëllim.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë
Altman: Njerëzit që përdorin Al do të ecin përpara më shpejt
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray