Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë sot se negociatat mes Kosovës e Serbisë duhet të ndërpriten nëse në to nuk diskutohet për Luginën e Preshevës.
Si mysafir në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, ish-kryetari i Preshevës ka thënë që delegacioni kosovar, në krye me Hashim Thaçin, duhet ta marrë seriozisht kërkesën e shqiptarëve në Kosovën Lindore, që çështja e tyre të jetë temë e diskutimit në Bruksel.
Në të kundërtën, dialogu duhet të ndërpritet, ka theksuar ai.
Kurse, Shaip Kamberi, kryetar i Bujanovcit, ka thënë që ka vite që të drejtat e shqiptarëve në Luginë cenohen, pavarësisht se ka marrëveshje mes palës shqiptare dhe asaj serbe që ato të respektohen. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, ka theksuar ai.
Prandaj, duke e parë këtë neglizhencë nga Beogradi, ai ka thënë që i është bërë kërkesë Prishtinës zyrtare që në dialogun me Serbinë, para faktorit ndërkombëtar, të hapet tema e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. /Express/
Kievi nën sulme masive ruse, disa të vdekur
Haradinaj shkon në BIK, flet për ngërçin politik: Uroj që Zo...
Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit
Hamza uron Bajramin: Le të solidarizohemi me njëri-tjetrin
Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin
Edi Rama uron Kurban Bajramin