Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një intervistë për “BuzzFeed News” ka deklaruar se ka informata se biznesmenët grek “pro rus” kanë paguar mijëra dollarë, me qëllim që ta pengojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Zaev refuzoi që të tregojë se kush qëndron prapa pagesave, duke theksuar se ka një hetim për të njëjtën dhe se bëhet fjalë për marrëdhënie të ndjeshme diplomatike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shtetas të huaj, të afërt me Rusinë kanë paguar mijëra dollarë që të shkaktojnë dhunë me qëllim që ta pengojnë integrimin e Maqedonisë në NATO. Një pjesë e tyre janë të lidhur me media, një pjesë i nxisin të rinjtë që të protestojnë përpara Kuvendit dhe t’i sulmojnë policinë. Ajo shihet qartë”, deklaroi Zaev.
Ai ka theksuar se policia ka mësuar për pagesat pas arrestimit të disa pjesëmarrësve në protestat e dhunshme përpara Kuvendit në muajin e kaluar.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...