Rreth një vit më parë Big Mama ju nënshtrua një operacioni për ngushtimin e stomakut, duke qenë se pesha e saj ishte kthyer në një rrezik për shëndetin.
Mënjëherë pas operacionit ndryshimi i këngëtares ishte i dukshëm dhe ajo ishte shumë e lumtur me këtë fakt.
Por duket se ajo është ende e pakënaqur me trupin e saj dhe për këtë arsye shumë shpejt do t’u nënshtrohet disa ndërhyrjeve estetike. ‘Prive’ ka zbuluar se për shkak të rënies drastike në peshë, gjoksi i saj është varur dhe hunda ka dalë më shumë në pah, ndaj Big Mama dëshiron t’i ndryshojë.
Rreth muajit shtator pasi të mbarojë i gjithë sezoni i verës, këngëtarja do t’u nënshtrohet dy operacioneve njëri pas tjetrit për hundën dhe gjoksin. Operacionet do të kryehen njëri në Shkup dhe tjetri në Prishtinë./Arbresh.info/

“Fundi i një epoke” – Silva me lot në sy n...
Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi stop kriz...
“Një korridor nderi për kampionët” – Crystal Pal...
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për...
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelze...
Shëngjini hap zyrtarisht sezonin turistik