Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po e përcjellë me vemendje reagimin e OJQ-ve mjedisore dhe palëve të tjera të interesit në lidhje me paralajmrimin se gjatë një koncerti të një banke në Prishtinë do të ndizen një sasi e konsiderueshme e fishekzjarrëve.
Parimisht, MMPH është kundër secilit aktivitet që si rezultat i tij ka degradim të mjedisit dhe ndotje të ajrit.
“Dhënia e lejeve për përdorimin e fishekzjarreve në Republikën e Kosovës është e rregulluar me Ligjin Nr. 04/L-022 PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE dhe kështu organ kompetent për dhënien e këtyre lejeve është Ministria e Punëve të Brendshme”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj ministrie.
MMPH beson që gjatë dhënies së lejes për përdorimin e këtyre fishëkzjarreve janë zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara sipas këtij ligji, duke pasur në konsideratë edhe pasojat në mjedis.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë