Bahtiri i gëzohet marrëveshjes për minatorët, thotë se ata duhet respektuar

11:02 | 14 Korrik 2018
M. A.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes minatorëve të Trepçës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e cila rezultoi më përfundimin e grevës nga minatorët.

Bahtiri ka thënë se marrëveshja hap mundësi që kërkesat e minatorëve të plotësohen.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se minatorët janë krenaria e Kosovës dhe duhet respektuar.

Postimi i plotë i tij:

Arritja e marrëveshjes mes sindikalistëve të ‘Trepçës’ dhe ministrit të MZHE-së është një veprim që duhet përshendetur, pasi që kjo i hap mundësi realizimit të kërkesave të drejta të minatorëve dhe zhvillimit të punës në miniera.

Për pesë ditë sa minatorët ishin në grevë të përgjithshme, jam i vetmi nga institucionet që i kam vizituar çdo ditë dhe kam bashkëpunuar nga afër me ta, në mënyrë që kërkesat e tyre t’i adresoj në Qeveri dhe tek Ministria e Zhvillimit Ekononik, e cila drejtohet nga AKR-ja.

Minatorët janë krenaria e Kosovës, andaj ata duhet respektuar e vlerësuar për punën e tyre, ku ashtu siç kanë ditur me vetmohim ta rikthejnë në funksion ‘Trepçën’ pas luftës, do të din edhe ta zhvillojnë dhe ta bëjnë krenare Kosovën me këtë ndërmarrje gjigante.

Shpërndaje në rrjete sociale