Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Malishevës, përsëri sot i ka ndërprerë punimet në gjysmë, pasi anëtarët e Kuvendit të Komunës nga radhët e LVV dhe LDK, lëshuan mbledhjen, ndërsa PDK, ashtu siç kishin paralajmëruar, nuk morën pjesë fare në këtë mbledhje.
LVV dhe LDK, lëshuan mbledhjen, në shenjë pakënaqësie me mos miratimin e kërkesës së kryesuesit të KK të Malishevës, Rrahim Morina, për zgjerimin e hapësirës (zyre) së punës për kryesuesin e kuvendit.
Përndryshe, në mbledhjen e sotme, Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka shqyrtuar disa nga pikat e parapara për këtë mbledhje dhe ka marrë disa vendime. Fillimisht, KK e ka miratuar fillimin e procedurave, përkatësisht e ka quar në debat publik draft Rregulloren për Tokat Bujqësore në Komunën e Malishevës.
Po ashtu në këtë mbledhje KK, mori vendim edhe për formimin e një komisioni për verifikimin e çështjes së banesave në lagjen Mirëdita në Malishevë.
Një vendim tjetër i KK të Malishevës në mbledhjen e sotme, ishte edhe vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës publike, për ndërtimin e një trafo për shpërndarjen e rrymës në fshatin Tërpezë.
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit