Rangers e ka mposhtur Shkupin në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e enjte) në kuadër të kualifikimeve në Evropa Ligë.
Skuadra shqiptare nga kryeqyteti i Maqedonisë është mposhtur në udhëtim ndaj gjigantit skocez në takimin e zhvilluar në stadiumin Ibrox, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard, siguroi fitore me rezultat 2 me 0 pas golave nga Jamie Murphy në minutën e 23′ dhe James Tavernier në minutat shtesë të pjesës së dytë.
Kjo ishte fitorja e parë në një garë kompetitive e 38-vjeçarit si një trajner i skuadrës skoceze Rangers.
Ndeshja kthyese ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Maqedoni javën e ardhshme./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...