Italia nuk bindet nga premtimet gjermane për emigracionin. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer shprehu besimin se Berlini dhe Roma do të arrijnë brenda fundit të korrikut një marrëveshje mbi kthimin e azilkërkuesve.
Por, Italia kërkon më së pari një pakt më të gjerë mbi sigurinë kufitare të bllokut europian.
Pas takimit me Seehoferin në Austri, përpara një samiti jozyrtar të ministrave të Brendshëm të BE-së, Matteo Salvini u shpreh se të dy kishin disa objektiva të përbashkëta, siç janë më pak zbarkime, më pak vdekje dhe më pak emigrantë në Itali e Gjermani.
“Por, përpara se të pranojmë qoftë edhe një azilkërkues të vetëm në Itali, ne duam që Europa të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm”, deklaroi Salvini. “Kur një gjë e tillë të bëhet realitet, atëherë mund të flasim për të tjerat”, shtoi ai.
Me pak fjalë, Roma kërkon në fillim veprime konkrete, e nuk mjaftohet vetëm me zotimet në letër.
Udhëheqësi i “Lega Nord” njihet për deklaratat e forta mbi emigracionin, që përfshijnë edhe etiketimin e të ardhurve si kontrabandistë, persona skllavërues dhe terroristë.
Seehoferi, nga ana tjetër, është ndeshur me kritika për retorikën e përflakur kundër emigrantëve. Jo më larg se të mërkurën, ndërsa festonte 69-vjetorin e lindjes, ai tha me krenari se 69 refugjatë po deportoheshin atë ditë në Afganistan.
Njëri prej tyre, 23-vjeçari Jamal Nasser Mahmoudi vrau veten në Kabul, pak pas mbërritjes. Ai kishte jetuar në Gjermani për 8 vite./tch/
Zhvillimet nga lufta me Iranin rrisin çmimet e derivateve në...
Shqipëria paralajmëron qytetarët t’i shmangin udhëtimet drej...
Zemaj: LDK ka shumë emra meritorë për president, për Vjosa O...
Izraeli sulmon televizionin shtetëror në Teheran
Çuni i LDK-së: Se a e meriton Vjosa Osmani edhe një mandat d...
Haxhiu falënderon Finlandën për mbështetjen në shtetndërtim