Taksistët e disa kompanive të Shkupit për disa orë e kanë bllokuar udhëkryqin afër “Mavrovases”, me kërkesë që t’u kthehet vendparkimi i vjetër në stacionin në Bit Pazar.
Nga Qyteti i Shkupit për MIA-n kumtuan se qyteti ka bërë përpjekje dhe e ka zgjidhur problemin e madh të taksistëve të cilët ishin vendosur në stacionin e taksive i cili, siç thonë, as atyre, as megjithatë shfrytëzuesve të shërbimeve nuk u mundësonte kushte për lëvizje normale të punës.
“Qyteti i Shkupit rregulloi një pjesë pranë tregut, me ç’farë është zgjeruar hapësira e vendparkimiit të taksive dhe është mundësuar kushte më të mira teknike të taksistëve. Qyteti i Shkupit nuk ka marrë kërkesë për kthimin e vendparkimit në vendin e vjetër, dhe nuk ka për qëllim ta kthejë mbrapa”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...