Johnny Depp ka ndryshuar edhe njëherë tatuazhin në nyje që i dedikohet ishit Amber Heard.
Ylli i Piratëve të Karaibeve, kishte shkruar në fillim ‘slim’ që është nofka me të cilën i drejtohej ai ish bashkëshortes, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, pas prishjes së lidhjes, dyshja u përfshi në një betejë të hidhur divorci vetëm 15 muaj pas martesës, që përfundoi me ndryshimin në ‘scum’ të tatuazhit.

Tani ai për herë të dytë e ka ndryshuar, kësaj here është ‘scam’, që në shqip ka kuptimin mashtrim.
Aktori 55 vjeçar pranoi se kishte arritur një pikë shumë të ulët pas ndarjes nga aktorja Amber.

Ai një tatuazh sa ishte i ri ia kishte dedikuar edhe aktores Winona Ryder me të cilën ishte në lidhje disavjeçare, por që pas ndarjes e ndryshoi nga Winona forever në Win forever.

Johnny është aktualisht i përfshirë në një betejë ligjore me ish-menaxherët e tij dhe po padit ish-avokatët e tij, duke pretenduar se e mashtrojnë atë me miliona dollarë./Arbresh.info/

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...