Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq po thotë se reformat në sundimin e ligjit të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, nuk janë kushti i vetëm në rrugën drejt BE-së.
Kryediplomati serb e ka pranuar se pa përparime në dialogun me Prishtinën, nuk mund të ketë rrugë të sigurt drejt Bashkimit Evropian, transmeton lajmi.net.
“Për shembull ne mund të jemi vendi më demokratik në botë, por në qoftë se nuk bëjmë përparime në dialog me Prishtinën, atëherë nuk ka progres me BE-në”, deklaroi Daçiq.
Ai përmendi edhe marrëveshjen ndërmjet Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë.
“Ju keni një shans si Shkupi dhe Athini, por në aspektin e reformave, sikur të mos zgjidhej tema e emrit, nuk do të kishte përparime”, tha tutje ministri serb.
Këto deklarime Daçiq i bëri në Samitin e Londrës, ku po marrin pjesë zyrtarët e lartë shtetëror nga Ballkani Perëndimor.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...