Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se ka besim se kreu i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të “zbatojë kontratën e nënshkruar” që parashikon çnuklearizimin nga ana e Penianit.
Ai tha gjithashtu se Pekini mund të ushtrojë presion negativ mbi marrëveshjen “për shkak të qëndrimit amerikan në tregtinë me Kinën”.
Ndërkaq, kryediplomati amerikan vazhdon t’i përshkruajë bisedimet e tij me zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut si “produktive”, edhe pse Koreja e Veriut kritikoi ashpër qëndrimin e SHBA ndaj negociatave.
Pompeo tha se diplomatët e Koresë së Veriut “nuk reaguan negativisht” gjatë diskutimeve me të në Phenian. Ai tha se “shpreson” se në negociatat me Korenë e Veriut do të ketë një “rrugë për të ecur përpara”.
Vizita e tretë e zotit Pompeo në Korenë e Veriut vjen ndërkohë që njoftohet se sipas vlerësimeve të zbulimit amerikan, Kim Jong Un vazhdon të zhvillojë infrastrukturën për programin e tij bërthamor. VoA
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit