Haradinaj takohet me ministrin Hollingbery

18:41 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri Haradinaj është takuar me Ministrin e Shtetit për Tregti Ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, George Hollingbery.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri përmes një njoftimi në facebook.

“Takim i frytshëm me George Hollingbery, Minister i Shtetit për Tregti Ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

Takim i frytshëm me George Hollingbery, Minister i Shtetit për Tregti Ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Gatishmëria e Britanisë së Madhe që të çojmë përpara këmbimet tregtare dhe investimet është shumë inkurajuese për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministrin Hollingbery e informova që Kosova ofron të gjitha kushtet për investime direkte nga Mbretëria e Bashkuar dhe se është partner i duhur për te avancuar këmbimet tregtare dhe investimet.

Nga Hollingbery mora mbështetjen që do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në fuqizimin ekonomik dhe politik./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale