Mbrojtësi belg, Thomas Vermaelen, e ka dërguar në “qiellin e shtatë” sulmuesin francez, Kylian Mbappe.
Vermalen i cili deri më tani ka startuar vetëm një ndeshje nga minuta e parë në kampionat botëror.
Ai deklaroi hapur që Mbappe është lojtari më i mirë i Francës dhe mund të vendosë ndeshjen në çdo moment.
“Për mua, Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në ekipin e Francës”, deklaroi Vermaelen.
“Ai është jashtëzakonisht i shpejtë dhe mund të vendosë i vetëm fatin e një ndeshjeje”.
“Por, edhe lojtarë të tjerë, si Dembele, Giroud apo Kante kanë cilësitë e tyre specifike, të forta. Franca është një kombëtare shumë e fortë, por për mua Mbappe është më i miri”, shtoi ai. /arbresh.info/
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein
Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit