Detaje të reja bëhen me dije lidhur me motivin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen së djeshme në një lokal në Dhërmi, ku u shënuan edhe të shtëna me armë zjarri.
Policia njoftoi zyrtarisht se personi i arrestuar “Emiljano Nina, është konfliktuar për motive të dobëta të hershme me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër”.
Më konkretisht, dyshohet se Nina kishte ngacmuar një femër më herët dhe mbrëmjen e së shtunës është përballur me të dashurin e saj në lokal, thanë burime policore për Panorama.
Arrestohet autori që qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal në Dhërmi, sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, njofton Policia e Vlorës.
“Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj. Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër