Driton Çaushi, nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje në konferencën e thirrur për media, ka folur për marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel, ku ka thënë se qeverisja Mustafa po e ndjek rrugën e njëjtë sikur të Hashim Thaçit. Sipas tij, me marrëveshjen e fundit janë nënçmuar qytetarët e Kosovës dhe kjo dëshmon se qeveritarët kanë hequr dorë nga sovraniteti i Kosovës.
“Kjo marrëveshje quhet për lëvizje të lirë por në thelb nuk ka të bëjë me një gjë të tillë. Kjo marrëveshje po i nënçmon qytetarët e Kosovës, po i dëmton edhe në aspektin financiar duke paguar taksa tepër të padrejta. Qeveritarët po premtojnë se nuk do të ketë lëshime për asociacionin e komunave por duke pasur parasysh lëshimet e tjera që i kanë bërë kjo nënkupton se kjo qeveri nuk i ka mbajt premtimet”, tha Çaushi.
Ai tha se VV-ja do t`i kundërshtojë këto marrëveshje, sepse, sipas tij, mund të ndodhë që në fund të muajit të arrihet ndonjë marrëveshje për asociacionin e komuna, e për këtë , VV nuk i përjashton protestat.
“Me këtë rast mund të themi se në fund të muajit do të mund të ketë ndonjë marrëveshje për asociacionin e komunave. Ne do ti kundërshtojmë këto marrëveshje. Protesta do të jetë një nga format me të cilat do të kundërshtojmë do të jemi radikal për marrëveshjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha më tej Çaushi./arbresh.info
Rusia thotë se Ukraina e ka shënjestruar rezidencën e Putini...
Votat e diasporës, KQZ do të fillojë tërheqjen e pakove me 2...
Protesta në Teheran për krizën ekonomike
Rregullohet defekti në Vlorë, nis furnizimi me ujë në një pj...
Rezultatet preliminare – numërohen 100% e votave
Numërohen 25% e votave të kandidatëve për deputetë, prinë LV...