Agjenti i Sergej Milinkovic Savic raportohet t’i ketë thënë Lazios se Real Madridi është i gatshëm për të ofruar 155 milionë euro për mesfushorin e tyre.
‘AS’ citon një raport nga ‘Corriere dello Sport’, ku pretendon se Mateja Kezamn ka darkuar me pronarin e Lazios, Claudio Lotito për të nisur zyrtarisht negociatat që e dërgojnë Milinkovic Savicin në Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta pranon se ish sulmuesi i Atleticos ia ka bërë të qartë qëllimet e tij ‘Los Blancos’, megjithëse asgjë nuk pritet të finalizohet deri pasi të vendoset e ardhmja e Cristiano Ronaldos.
Përveç kësaj, ai do të jetë njëri nga emrat më të mëdhenj që do të arrinte për të mbushur hapësirën e lënë nga Ronaldo, ndërkohë që ‘AS’ përmend edhe dyshen e Paris Saint Germain, Kylian Mbappen dhe Neymarin, si pasardhës të mundshëm të bartësit të fanellës me numër 7.
Kjo vjen vetëm një muaj pasi një tjetër gazetë me bazë në Roma – ‘Il Messaggero’ raportoi se Madridi ishte duke përgatitur ofertë prej 155 milionë euro për 23-vjeçarin./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?