Zv. ndihmës Sekretari i Shtetit dhe shefi i Byrosë për Operacione për konflikte dhe Stabilizim (PSO), Pete Marocco, nga sot deri më 18 korrik do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, thonë nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Në deklaratë thuhet se Marocco do të vizitojë Maqedoninë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë.
Qëllimi i turneut ballkanik të Maroccut është të tregojë se angazhimi i vazhdueshëm i Ballkani Perëndimor është prioritet kryesore e PSO-së.
Është parashikuar që Marocco dhe nikoqirët e saj të diskutojnë iniciativat rajonale për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe për të inkurajuar forcimin e dialogut ndërfetar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell telegrafi Maqedoni.
Në deklaratë të Departamenti i Shtetit thuhet se Marocco do të japë mbështetje diplomatike për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...