Dëme të mëdha, si pasojë e erës së madhe po besohet se janë shkaktuar në fshatin Gurbardh të Malishevës.
Atje po dyshohet se rrëzimi i shtyllave elektrike bëri që të marrë flakë gruri i një fermeri.
Ara prej një hektari e Resim Krasniqit sipas tij u dogj nga rryma.
‘Shkaktari i dëmit është rryma elektrike. Për shkak të shtyllave të vjetra të cilat kanë qenë të dëmtuara shumë. Atë ditë kur ka marrë flakë vendi i ka rrëzu era dhe si pasojë e telave ka ardhë deri te djegia e grurit’, shpjegon bujku për Klan Kosovën.
Afër armës që po digjej kanë qenë edhe shtëpitë, mirëpo banorët thonë se u mobilizuan në numër të madh në mënyrë që flakët të mos bëjnë dëme më të mëdha.
Ata thonë se KEDS ka qenë e informuar në lidhje me gjendjen e shtyllave.
Edhe në këtë kompani thonë se kanë pranuar ankesën.
E tani pritet që të bëhet një vlerësim i gjendjes.
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...