Brenda 12 orëve nga LDK kanë dalë dy deklarata krejtësisht të kundërta nga zyrtarët e lartë të partisë. E pranojnë zyrtarisht Thaçin kryenegociator, e nuk e pranojnë Thaçin kryenegociator. Avdullah Hoti dhe Lutfi Haziri nuk i kanë fjalët në një vend, ndërsa për deklaratat e dhëna publikisht fajësojnë mediat.
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, zgjodhi një emision televiziv në “Prime Time” për t’i dërguar mesazhe direkte më të vegjëlve të partisë. Hodhi poshtë krejt kundërshtimin që deri tash i është bërë presidentit Thaçi nga LDK’ja për të mos lejuar t’iu prijë bisedimeve.
Arsyetimi i Hazirit ishte i tillë: Të mos krijohet një precedent i refuzimin të institucioneve.
“LDK-ja nuk lejon precedent që institucioneve të shtetit dhe bartësve të shtetit t’u bëjë përfaqësim në hije. Nëse është president, është president dhe i ka detyrat e tij kushtetuese. Ka zëra në Kosovë që thonë se procesi është i mirë, ne mund të shkojmë, por ky president nuk mund të shkojë. Çka nëse nesër e kemi një president tjetër, të LDK-së dhe ai e përfaqëson Kosovën në OKB e del opozita të thotë se nuk bën. Nuk bën të luhet me institucione. Nuk bën të lejojmë të bëhemi precedentë në zëvendësime e delegime”, ka thënë mbrëmë Haziri.
Për këtë deklaratë, sot në mëngjes Avdullah Hoti tha se mund të jetë qëndrim personal i Hazirit, sepse LDK nuk lëshon pe në kundërshtimin e Presidentin.
“Nuk mendoj se Haziri ka thënë ashtu. Por, nëse po, atëherë nuk do të përfaqësonte qëndrimin e LDK-së, por do të ishte vetëm një deklaratë e një anëtari të LDK-së”, ka thënë Hoti kur u pyet për deklaratën e mësipërme të Hazirit.
Në një deklaratë dhënë Gazetës Express, Haziri tha se titujt e mediave janë ndryshe nga ajo çka po deklarojnë zyrtarët e LDK’së, ndonëse mjafton t’i dëgjosh Hotin dhe Hazirin për të kuptuar se po japin deklarata të kundërta lidhur me qëndrimet e tyre.
“E kam lexu me kujdes deklaratën e z.Hoti sot në presskonferencen e të premtes. As deklarata ime në KTV dhe as e z.Hoti nuk pasqyron realitetin e titujve qe kanë pasqyru portalet dhe disa media”, tha ai.
Hoti tha se një deklaratë e tillë mund të jetë vetëm në cilësinë e anëtarit të LDK’së dhe nuk do përfaqësonte qëndrimin e partisë. Haziri thotë se ka folur në cilësinë e Nënkryetarit të Partisë.
“Unë kam folur para gazetarit Adriatik Kelmendi në cilesinë e Nenkryetarit të LDK-së dhe kjo është legjitime si dhe deklarata ime edhe ne kapacitetet e nënkryetarit të LDK”, ka thënë Haziri për Express.
“LDK mbetet konsitente në politikat e saj për Republikë dhe Institucione. Kuvendi i Republikës është organi mëi lartë shtetëror. Aty duhet të plotësohen edhe kërkesat e LDK për dialogun, parimet e dialogut, formati i dialogut, pritjet dhe kohëzgjatja e dialogut dhe ne fund obligimet që dalin nga ky dialog”.
Haziri shton se të gjithë në LDK nuk është për anashkalim të institucioneve, ani pse janë publike të gjitha deklaratat e disa prej deputetëve të LDK’së, madje edhe Hoti sot, ku vlerësohet se Presidenti nuk ka kompetenca kushtetuese ta udhëheq dialogun.
“Askush ne LDK nuk ka qëndrim tjetër, nuk kërkon anashkalim të Institucioneve apo legjitimitet me deklarata medial”, tha Haziri.
Sic duket, vetëm zyrtarët e LDK’së, nuk po e kuptojnë se deklaratat e tyre janë në kundërthënie me njëra-tjetrën.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, në konferencën e përjavshme të LDK’së, tha se LDK nuk ka ndërruar qëndrim dhe nuk e pranojnë Presidentin Thaci prijës të bisedimeve.
Për ta bërë më të qartë, dhe më zyrtare deklaratën e shpejtë që e pati në konferencë, Hoti shkroi edhe në facebook.
Hoti thotë se presidenti nuk ka legjitimet dhe nuk ka kompetenca kushtetuese për ta udhëhequr këtë proces.
“Presidenti nuk ka kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik per te udhehequr kete proces”, shkroi shefi i GP të LDKsë.
Hoti ka numëruar vijat e kuqe që i ka kjo parti në lidhje me dialogun e që janë ‘integriteti territorial i Kosoves, karakteri unik i shtetit te Kosoves dhe fryma e Kushtetues se Kosoves’
Ndërsa Presidenti Thaci, kur u kthye nga takimi i fundit me Aleksander Vuciqin në Bruksel, tha se Kosova nuk ka vija të kuqe në dialog me Serbinë. /Express/
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...