Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të sigurt për azil

14:00 | 8 Dhjetor 2025
E.G

Bashkimi Evropian ka shpallur Kosovën dhe 7 vende të tjera si “të sigurta” për azil. BE ka miratuar vendet e treta të sigurta, në mesin e të cilave përfshihet edhe Kosova.

“Sot, Këshilli ra dakord për qëndrimin e tij mbi dy akte ligjore të BE-së që do të forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kyçe të vendeve të sigurta në rregullat e azilit të BE-së. Këto ligje të reja të migracionit të BE-së synojnë të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive të azilit për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së. Këshilli ra dakord që vendet e mëposhtme duhet të përcaktohen si vende të sigurta të origjinës në nivel të BE-së: Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Kosova, Maroku dhe Tunizia”, thuhet në njoftim.

Këshilli gjithashtu ra dakord që t’i lejojë Komisionit të pezullojë përcaktimin e një vendi të sigurt të origjinës në nivel të BE-së, qoftë për të gjithë vendin, qoftë vetëm për pjesë të territorit ose të popullsisë së tij, kur kjo të jetë e arsyeshme. Shtetet anëtare gjithsesi do të mund të kenë listat e tyre kombëtare të vendeve të sigurta të origjinës, duke përfshirë edhe vende shtesë jashtë BE-së që nuk gjenden në listën e BE-së.

Këshilli gjithashtu miratoi propozimin e Komisionit për të përshpejtuar zbatimin e disa dispozitave të Pakti për Migracionin dhe Azilin, të cilat më parë ishin të parashikuara për qershor 2026.

Shpërndaje në rrjete sociale