Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se ka pasur një mosrenditje mes komunave dhe AKP-së.
“Ka pasur pritje deri në 10 vjet. Pra një kërkesë e komunës ka pritur 10 vjet. Këto pengesa duhet të hiqen dhe ne sot kemi miratuar ligjin e kemi dërguar në Kuvend. Askush nuk do të mund t’i bllokoj komunat e Kosovës sepse është e pakuptimtë që një komunë të pres ta shfrytëzojë një tokë”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.
Haradinaj ka thënë se ligji për pagat është ligj që nuk e ka Kosova.
“Ky ligj është me vite të tëra në diskutim. Më në fund do të vije në Qeveri në parlament. Por njërit i ulet paga në Kosovë. Nuk po e them sepse dihet”, ka thënë ai.
Haradinaj ka përmendur edhe raportin për sfidat e dialogut.
“Po ashtu është hera e parë që kemi përgatitur këtë raport”, ka thënë ai./arbresh.info
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...