Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, ka qenë shumë aktiv muajve të fundit në muzikë.
Muajin e kaluar ai solli duetin me Lyrical Son, i cili u prit shumë mirë nga fansat, teksa së fundmi solli një tjetër duet me Elvanën dhe John Shahun, që gjithashtu u prit mirë.
Ledri ka treguar gjithmonë në intervista se muzikën hip-hop e ka pasur në zemër që nga fëmijëria, teksa është frymëzuar gjithnjë nga reperët e famshëm ndërkombëtarë.
Me një nga këta të fundit, Vula ka pasur rastin edhe të takohet së fundmi.
Bëhet fjalë për reperin French Montana, me të cilin Ledri është fotografuar në prapaskenën e koncertit më të fundit të Montanas, të mbajtur në Zvicër.
https://www.instagram.com/p/Bk3PZXKgTpq/?utm_source=ig_embed
Këtë fotografi, Vula e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, duke marrë kështu mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij të shumtë.
Kjo nuk është hera e parë që French Montana takohe me një shqiptar, pasi vitin e kaluar ai ka realizuar një duet me artisten Era Istrefi.
Montana ka qenë gjithashtu pjesëmarrës në klipin “Four Sesons” të Dafina Zeqirit. /Telegrafi/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...