Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i bindur që Granit Xhaka do të përmirësohet edhe më shumë në klub.
Trajneri i ri i “Topçinjve” ka lavdëruar mesfushorin kosovar që tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij te klubi në veri të Londrës, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje “afatgjate” së fundmi pasi mungoi në vetëm një ndeshje të sezonit të kaluar në Premierë Ligë.
“Jam i kënaqur”, kishte thënë Emery pas rinovimit të kontratës nga Xhaka. “Ai është një anëtar i rëndësishëm i skuadrës dhe është ende i ri, prandaj do të jetë në gjendje që të zhvillohet edhe më shumë”
“Shpresoj që të ketë një Kampionat Botëror të suksesshëm me Zvicrën dhe të kthehet i gatshëm për sezonin e ri”
Atij i është bashkuar reprezentuesi zviceran Stephan Lichtsteiner në Emirates këtë verë./arbresh.info/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...