Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kryemadhi u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen për të mbrojtur godinën dhe vlerat e qytetarisë.
Në mesazhin e saj, Kryemadhi pranon se ka jo pak gjëra për të kritikuar në punën e opozitës, por mbrojta e Teatrit Kombëtar është një detyrë kombëtare.
” Aksioni opozitar për çështjen e Teatrit do të vazhdojë pa ndalim! Ne e dimë që kemi shumë gjëra për të kritikuar në punën tonë, por pa dyshim jemi në një proces përmirësimi të pandalshëm, që po ia lëkund shtyllat e pushtetit, të ndërtuar dhe mbajtur me paratë e drogës dhe krimit, Edi Ramës”,- shprehet Monika Kryemadhi.
Mesazhi Monika Kryemadhit:
“Asnjë hap prapa, të mbrojmë teatrin nga hajdutët e qeverisë!
Opozita ka qenë që në fillim në mbështetje të kërkesave të artistëve, edhe pse çështja e Teatrit Kombëtar është çështje me përmasa kombëtare dhe nuk mjafton vetëm protesta e artistëve.
Të ndërtosh kulla atje, ku për dhjetëra e dhjetëra vite është prodhuar kulturë, është arrogancë me çmim të lartë, çmim që sot e paguajmë të gjithë së bashku.
Aksioni opozitar për çështjen e Teatrit do të vazhdojë pa ndalim!
Ne e dimë që kemi shumë gjëra për të kritikuar në punën tonë, por pa dyshim jemi në një proces përmirësimi të pandalshëm, që po ia lëkund shtyllat e pushtetit, të ndërtuar dhe mbajtur me paratë e drogës dhe krimit, Edi Ramës.
Ne jemi alternativa e re për të zëvendësuar këtë pushtet të zhytur në krim e korrupsion. Dhe për këtë partnerët tanë janë qytetarët e ndershëm të të gjithë Shqipërisë, pa dallime partiake, pasi Shqipëria është mbi të gjitha. Krimi e droga janë fatkeqësia jonë dhe e fëmijëve tanë! Ndaj sa më shpejt të ndodhë rokada e pushtetit, aq më të mbrojtur janë fëmijët e shqiptarëve nga droga dhe krimi”.
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...