Për nder të 4 korrikut, 242 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me FSK-në kanë organizuar një sërë aktivitetesh.
Agim Rexhepi nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka thënë nga sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë se po vazhdojnë një traditë që e kanë filluar që moti bashkë me FSK-në, përcjell arbresh.info.
“Jemi duke vazhduar një traditë që kemi filluar moti me FSK-në që shpresojmë që shumë shpejt do të shndërrohen në ushtri. Qëllimi është që të dërgojmë mesazhe politike e po ashtu njerëzore që ne populli i Kosovës jemi falënderues dhe duke mos anashkaluar në asnjë mënyrë rolin e UÇK-së, rolin e institucioneve të paraluftës me në krye presidentin historik Rugova mirëpo pa ndihmën e Amerikës ne nuk do të mund të arrinim këtë liri dhe të bënim këtë organizim sot. Derisa jeni ju duke festuar një popull në Kosovë po festojnë festën tuaj”, ka thënë Rexhepi./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1853790158019401/
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...