Administratat e Gjykatave dhe Prokurorive Themelore kanë hyrë sot në grevë në ora 8:00.
Kryetari i Këshillit Grevist, Naim Shala në një prononcim për arbresh.info ka thënë se greva do të zhvillohet gjatë gjithë ditës, aq sa zgjat orari i punës.
Ai ka thënë se kërkesat e punëtorëve të administratës së Gjykatave dhe Prokurorive kanë kërkesë të vetme rritjen e pagave për 100 për qind.
“Do të respektohet orari i punës me grevën, kërkesë e vetme dhe bazike e këtyre punëtorëve është ngritja e pagave në shkallën 100 për qind. Meqë kjo gjë ka ndodhur në segmente të tjera prandaj është e mundshme të ndodh edhe tek ne”, ka thënë Shala.
Sipas tij, punëtorët janë detyruar që të hyjnë në grevë dhe se ajo do të zgjasë aq sa të dojë Qeveria.
“Greva do të zgjas aq sa është e interesuar Qeveria të zgjasë kjo grevë”, është shprehur ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1853697644695319/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1853703808028036/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...