Mbreti i Kokainës bleu këtë pronë prej 20 akrash në Guatape të Kolumbisë, pas lindjes së vajzës më 1984, dhe e emëroi sipas saj.
Tani kjo vilë është shndërruar në një arenë loje për paintball, transmeton portali arbresh.info.

‘La Manuela’ u ndërtua me mure me dy shtresa për fshehjen e parave dhe kokainës, kishte një disko private, një pishinë, një shtëpi për mysafirë, fushë tenisi e futbolli dhe një pistë helikopterësh.

Por një grup mercenarësh të quajtur ‘Los Pepes’, i themeluar nga rivalët e Pablo Escobarit nga Karteli i Calit, e shkatërruan atë duke i vendosur 200 kg TNT në banjë.

Vetë mbreti i kokainës ishte në këtë vilë kur po kërkohej nga autoritetet. Por mori një informatë dhe u largua ku edhe u vra në një çati shtëpi në moshën 44 vjeçare./Arbresh.info/

Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...