Këngëtarja Baby G ka qenë mjaft e përfolur në media këtë vit.
Javë më parë bëri bujë në media skandali kur këngëtarja e re u rrah nga shoqja e saj në Zvicër.
Duket se tani ajo është rimëkëmbur, dhe tani ka filluar punën për projektet e reja.
Aktualisht, ajo ndodhet në Kukës te familja e saj, ndërsa vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, Baby G publikoi në InstaStory një imazh ku shfaqej duke vënë tulla para hyrjes në shtëpinë e saj, e cila po ndërtohet në Kukës.
Këngëtarja ka befasuar fansat me imazhin prej muratoreje, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se këtë gjë e bëri për t’i ndihmuar mjeshtrit.
“Po i ndihmoja mjeshtrit të ndërtojnë shtëpinë time”, ka shkruar Baby G në mbishkrimin e fotografisë.
Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përk...
Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 e...
Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...
Rrustem Thaçi zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të...