Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka folur për herë të parë pas skandalit që ndodhi në Bruksel, kur një zyrtare e lartë e dikasterit që ai udhëheq u kap duke vjedhur.
Ai ka thënë se është tronditur kur ka marrë vesh se një anëtare e delegacionit të tij në kryeqendrën e Bashkimit Evropian ishte ndaluar nga Policia e atjeshme, pasi ishte kapur duke vjedhur në një dyqan.
Bytyqi ka thënë se zyrtarja e ka mohuar vjedhjen, mirëpo raporti që ka ardhur nga Brukseli tregon se e njëjta e ka kryer këtë vepër për të cilën akuzohet.
Ai ka thënë se rasti tash është në dorën e një komisioni brenda Ministrisë, teksa ndëshkimi më i lartë për të mund të jetë largimi i saj nga vendi i punës.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës