Mesut Ozil është bërë bartësi i fanellës me numër 10 te Arsenali.
Reprezentuesi i Gjermanisë ka marrë këtë numër të fanellës nga Jack Wilshere, i cili u largua nga klubi pasi iu tha se nuk ka të ardhme në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
Ozil ka përfaqësuar “Topçinjtë” qysh pas transferimit në klub nga Real Madridi në vitin 2013 dhe deri tani ka bërë 200 paraqitje për klubin.
Gjatë kësaj kohe, mesfushori ka shënuar 37 gola dhe ka krijuar 71 asistime te “Topçinjtë” duke fituar tre Kupa FA dhe një ‘Community Shield’ me klubin nga veriu i Londrës.
Tifozët që kanë blerë tashmë fanellën e sezonit 2018/19 të Ozilit me numër 11 të printuar prapa do të kenë mundësi të ndërrojnë atë, ka njoftuar klubi./arbresh.info/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës