Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se do t’i bashkohet protestës së Iniciativës Qytetare SDP në përkrahje të Oliver Ivanoviq-it dhe ish kolonelit Dragoljub Delibasiq, raporton Tanjug.
Kjo është protesta e dytë e organizuar nga serbët e Kosovës, e cila do të mbahet para selisë së gjykatës së EULEX-it në Mitrovicë.
Ivanoviq është në ditën e shtatë të grevës në burgun e Mitrovicës. Këtë po e bën pasi që atij i është shtyrë dita e gjykimit, dhe po kërkon të mbrohet në liri.
Ivanoviq ishte arrestuar me 27 janar në vitin 2014 për krime ndaj shqiptarëve.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...