Armando Sadiku mes kampionatit spanjoll dhe atij turk.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i ftuar në emisionin “Ruski Bar” në SuperSport, zbuloi se, përtej dëshirës së tij për të qëndruar në La Liga te Levante, ku ende duhet të tregojë vlerat e tij, nuk përjashtohet mundësia e transferimit në Turqi. Mësohet se për 25-vjeçarin interesohet Rizespori.
“Po, është e vërtetë që Rizespori po flet me Levanten dhe bisedimet vazhdojnë. Unë jam në pritje, kam lënë gjithçka në dorë të klubeve. Jam i lumtur në Spanjë, por nuk i dihet të ardhmes. Të shohim. Di që pas disa ditësh do të nis fazën përgatitore me Levanten, pastaj nëse klubet bien dakord…”
Sadiku u ngacmua edhe për formën e dobët që po kalon përfaqësuesja kuqezi, sidomos pas dy humbjeve në miqësoret e fundit me Kosovën dhe Ukrainën.
“Ne jemi një grup me karakter dhe këtë e kemi treguar me kundërshtarë edhe më të fortë se ata që miqësoreve të fundit. Shpresoj dhe besoj se do të tregojnë forcën tonë në ndeshjet e shtatorit.”
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...