Ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka ofruar dorëheqjen pas marrëveshjes që doli nga Samiti i BE-së për politikat e luftimit të imigracionit.
Horst Seehofer drejton Unionin Kristian-Social (CSU), një parti kryesore në koalicionin e Merkel.
Javën e kaluar, Seehofer kërcënoi të kthejë azilkërkuesit nga kufinjtë e Gjermanisë nëse Merkel nuk arrin një marrëveshje të pranueshme me partnerët e tjerë të BE-së.
Qëndrimi i tij e vë në pikëpyetje koalicionin e Merkel dhe të ardhmen e saj politike, transmeton Klan Kosova.
Të dielën mbrëma, Unioni Kristian-Demokrat i Merkelit (CDU) miratoi një rezolutë që mbështeste qëndrimin e saj mbi migracionin.
Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se partia beson se një zgjidhje evropiane ishte e nevojshme.
Më pas u raportua nga CSU – partia simotër e CDU-së – që Seehofer kishte ofruar dorëheqjen si lider partie por edhe si Ministër i Brendshëm.
Seehofer u ankua gjatë një takimi të zyrtarëve të lartë të CSU-së se ai kishte zhvilluar një “bisedë pa efekt” me Merkel kur ata biseduan të shtunën për marrëveshjen e BE-së për refugjatët, thanë burimet.
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...
Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e ...