Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti shtetit i janë shtuar edhe 138 veteranë të rinj në listat e përfitimit të pensioneve. Aktualisht pensionin e veteranit e marrin 37.598 qytetarë
Njëqindetridhjetetetë veteranë të rinj janë shtuar në listat e përfitimit të pensioneve të veteranit. Plot 37 mijë e 598 përfitues pensionesh do të marrin pensione nga shteti.
Duke iu referuar statistikave zyrtare që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ia ka dhënë “Zërit”, numri i përfituesve të pensioneve të veteranëve në janar të këtij viti ka qenë 36 mijë e 794, në shkurt 36 mijë e 989, në mars 37 mijë e 44, në prill 37 mijë e 395, në maj 37 mijë e 460, ndërsa në qershor aktualisht 37 mijë e 598.
Vetëm për pensionet e 37 mijë e 598 veteranëve shteti ka shpenzuar 6 milionë e 353 mijë e 858 euro vetëm për një muaj.
Të paktën kështu thonë zyrtarët për informim në Ministrinë e Punës.
“Numri i veteranëve në pagesë për muajin qershor 2018 është 37 598, kurse shuma për këtë muaj është 6 353 858.50 €”, thuhet në përgjigjen e këtij dikasteri, të cilën ua kanë bashkëngjitur shifrave zyrtare.
Për keqpërdorimet me listat e veteranëve nuk ka dashur të lëshohet shumë ish-kryetari i Komisionit për verifikimin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku.
Ai i ka thënë gazetës “Zëri” se nuk posedon fakte për keqpërdorim të këtyre listave, përveç përshtypjes së përgjithshme që i referohet për numrin e madh të veteranëve.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...