Platoja tek “Kurrizi”, në lagjen “Dardania” tani e tutje do të jetë në dispozicion të këmbësorëve pas largimit të inventarit të subjekteve afariste hoteliere nga hapësirat publike.
Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, me kërkesë të qytetarëve dhe pas vërejtjeve të njëpasnjëshme të cilat nuk janë marrë parasysh nga palët që e kanë shkelur ligjin, Drejtoria e Inspekcionit sot ka intervenuar dha ka bërë lirimin e hapësirës në platonë e kurrizit.
Me ç’rast, thuhet më tej, 10 subjekteve afariste hoteliere iu është konfiskuar inventari që kishte zënë hapësirat e qytetarëve.
“Gjithashtu, hapësirat e zaptuara ishin pengesë edhe për realizimin e punimeve në këtë plato që është një prej investimeve kapitale të Komunës së Prishtinës, në vlerë prej 997 mijë eurosh që do t’i jep një pamje krejtësisht tjetër kësaj pjese të qytetit”, thuhet në njoftim.
Komuna e Prishtinës njofton se aksioni të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa i ftojmë të gjitha palët t’i respektojnë ligjet dhe rregullat në fuqi.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...