Borxhi bruto i jashtëm i Maqedonisë në fund të vitit 2017 arriti në 7.403 miliardë euro, që është 187 milionë euro më shumë se në vitin 2016, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rritja e borxhit është si pasojë e një rritjes së borxhit në sektorin privat me 170 milionë euro, ndërsa pjesa më e vogël i referohet huamarrjes së sektorit publik.
Borxhi i jashtëm i Maqedonisë u zvogëlua në tremujorin e fundit të vitit të kaluar me 248 milionë euro në sektorin publik, ndërsa në sektorin privat, në të njëjtën periudhë u regjistrua një rritje prej nëntë milionë euro.
Norma mesatare e interesit të përgjithshëm të huave në muajin maj ishte 5.61%.
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës