Policia ka arrestuar në Doganën e Muriqani dy shtetas turq që kanë tentuar të dalin nga Shqipëria me karta identiteti të falsifikuara.
Drejtoria e Kufirit arrestoi Malik Ejder, 36 vjeç dhe Bayram Çekir, 34 vjeç, të dy me banim në Turqi.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të rregjistrimit në dalje nga Republika e Shqiperisë në P.K.K Muriqan janë paraqitur me kartë identiteti rumune, të cilat dyshohen të jenë të fallsifikuara, Syri.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkoder, për veprën penale “Fallsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189 Kodit Penal.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X