Regjistrohet temperatura më e ulët ndonjëherë në Tokë. – 98 gradë Celcius kanë arritur të regjistrojnë shkencëtarët në zemër të Antarktidës gjatë dimrit të errët e të ftohtë polar.
Kjo matje e re kalon rekordin e mëparshëm që ishte regjistruar në 1983 pranë stacionit rus Vostok. Njeriu nuk është në gjendje të thithë ajër kaq të ftohtë për më shumë se dy frymëmarrje pa rrezikuar një hemorragji në mushkëri.
Në atë kohë shkencëtarët rusë që dolën jashtë bazës për të matur temperaturën vishnin disa tuta specifike dhe maska, që bënin të mundur ngrohjen e ajrit para se të thithej.
Ndërsa sot matjet janë bërë më satelitë, të cilët kanë fluturuar mbi akullnajat ku është arritur të kapet rekordi i ri, pra temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në planet.
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër