Legjenda e Argjentinës, Javier Mascherano është pensionuar nga detyra me skuadrën kombëtare pas eliminimit pasditen e sotme (e shtunë) nga Kampionati Botëror.
34-vjeçari nuk mund t’i ndihmonte skuadrës së tij dhe Lionel Messi së bashku me bashkëlojtarët u mposhtën me rezultat 4 me 3 nga Franca në xhiron e 1/8-së, transmeton portali arbresh.info.
“Është koha të them lamtumirë, është kohë për të ofruar mbështetje nga jashtë. Shpresoj që në të ardhmen këta djelmosha të arrijnë diçka”, ka thënë Mascherano pas ndeshjes duke konfirmuar pensionimin.
Ylli i Argjentinës ka përshëndetur gjithashtu të pranishmit në Kazan Arena./arbresh.info/
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...