Mesut Ozil ka thyer përfundimisht heshtjen pas largimit tronditës të Gjermanisë nga Kampionati Botëror duke thënë se largimi nga turneu pas fazës eliminuese “lëndon shumë”.
Kampioni në fuqi, Gjermania ishte ndër kombëtaret favorite për të triumfuar në Rusi, por ata përfunduan në fund të Grupit F pas një fillimi të tmerrshëm, transmeton portali arbresh.info. Duke folur për herë të parë qysh pas eliminimit historik të Gjermanisë nga Kampionati Botëror, ylli i Arsenalit tha se ishte i “lënduar”.
“Largimi nga Kampionati Botëror pas fazave grupore lëndon shumë”, ka shkruar Ozil në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.
Skuadra e Joachim Low u mposhtë me rezultat 1 me 0 në takimin e parë kundër Meksikës para se të mbante shpresat e tyre gjallë për vazhdim tutje me fitoren 2 me 1 kundër Suedisë.
Gjermania, që ishte në nevojë për të fituar takimin e fundit në fazën e grupeve kundër Koresë Jugore, u mposhtë me rezultat 2 me 0 nga koreanët dhe dy golat u realizuan në kohën shtesë./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BknonxlHqz_/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës