Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka organizuar hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është njëri nga zyrtarët që i ra shorti për verifikim të pasurisë, raporton Ekonomia Online. Numri i Thaçit në listë ishte 3.193.
Në listën e zyrtarëve që do t’u bëhet verifikimi i pasurisë janë edhe: Fitore Pacolli-Dalipi – deputete, Adem Mikullovci – deputet, Sevdije Morina – zv.kryeprokurore, Dardan Gashi – ministër, Flamur Sefaj – ministër, Avdullah Hoti – deputet, Milaim Zeka – deputet, Skender Reçica – ministër, Albin Kurti – deputet, Duda Balje – deputete, Nenad Rikalo – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Visar Ymeri – deputet, Mytaher Haskuka – kryetar i komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj – deputet, Valdet Sadiku – ambasador në Kroaci.
Hedhja e shortit u bë nga ana e gazetarëve të pranishëm dhe në mënyrë transparente është zgjedhur vetëm një numër.Numri i zgjedhur ishte numri tre dhe në këtë mënyrë duke filluar nga ky numër, çdo personi të pestë zyrtar do t’i bëhet kontrolli i plotë i pasurisë.Kontrolli i plotë i pasurisë fillon nga Shqipe Kryeziu, këshilltare komunale në Komunën e Rahovecit, dhe përfundon te numri 4748, Sokol Havolli, këshilltar komunal në Komunën e Prishtinës.Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, në fillim të takimit ka treguar për punën e Agjencisë gjatë vitit 2017 dhe fillimin e punës së vitit 2018.Ai tha se Ligji mbi Agjencinë dhe Deklarimin e Pasurisë pritet të procedohen shumë shpejt në Qeveri dhe më pas të kalojnë në Kuvend.Havolli tha se lista e deklarimeve të pasurisë të vitit 2018 është dashur të bëhet nga 4748 persona zyrtarë publikë./ekonomia online

Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...