Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka shpërblyer sot Gjilanin me një grant prej 84 mijë e 360 euro, duke e radhitur në krye në nivel vendi sa i përket menaxhimit të performancës komunale për vitin 2017.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar MAPL për vlerësimin e lartë, ka thënë se ky grant do të përdoret për të realizuar një projekt të rëndësishëm komunitar.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur me këtë vlerësim të lartë për Gjilanin nga ana e MAPL. Ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Gjilan në të gjitha sektoret. Në veçanti, e falënderoj koordinatorin e SMPK dhe zyrtarët për performancë për punën e madhe që kanë bërë në këtë aspekt dhe ju siguroj që këtë grant do ta shfrytëzojmë për realizimin e një projekti të rëndësishëm në infrastrukturë”, ka thënë Haziri.
Vlen të theksohet se Gjilani është shpërblyer me grant në vlerë prej 205 mijë euro nga MAPL dhe DEMOS për performancën e vitit 2016 dhe me këto mjete po ndërtohet “Rruga e Kumanovës”.
Ndryshe, Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në Gjilan e udhëheq Ibrahim Ademi, i cili së bashku me 12 zyrtarët për performancë raportojnë çdo vit në MAPL për planifikimin dhe realizimin vjetor.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...