Në raste speciale, kërkohet edhe verë speciale
Alkooli dhe vozitja nuk shkojnë bashkë, por Porsche dhe vera bëhen bashkë pasi të jetë lansuar vera Cuvee 356, transmeton Telegrafi.
E emëruar sikur Porsche 356, vera është e punuar nga një varietet i veçantë rrushi, ndërsa ka nivel të lartë stili të njohur si Cuvee. Përbëhet nga 65 për qind pinot blanck, 18 për qind chardonnay, 12 përqind sauvignon blanck dhe pesë për qind pinot gris.
Kjo verë vije nga Syteria e Austrisë, njëjtë sikurse edhe familja Porsche, si dhe vendlindja ku 356 u prodhua më 1948. Vera po punohet nga Armin Tenent, që është një prej krijuesve më të mirë të verërave. Ried Zierregg 2015, është vera nga i njëjti prodhues, që u shpërblye 97/100 nga autori Robert Parker.
Për këtë prodhim, ai ka punuar me zyrtarë të lartë nga Porsche, si dhe ekspert të fushave të ndryshme, që pos shijes të ketë edhe shishe, tiketë dhe gjëra tjera përcjellëse sa më të veçanta.
Mundësinë për ta shijuar atë, kanë pasur disa miq të ngushtë të prodhuesit gjerman, teksa të tjerët duhet të paguajnë 18.50 euro për një shishe. Vetëm se, për ta blerë jashtë Gjermanisë duhet të porositet tërë paketimi prej 36 shishesh. /Telegrafi/
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...