Maqedonia nuk ka kushte për hapjen e kampeve të reja për imigrantët, tha sot ministri i Brendshëm Oliver Sapasovski në sesionin “Kriza e migracionit dhe shtegu i Ballkanit” në seminarin Ross-Roth në Kuvendin e NATO-s çka u mbajt në Shkup.
Vendi tha se tashmë ka dy qendra transiti për emigrantët me qëndrim të shkurtër dhe gjendja e sigurisë në kufijtë shtetëror aktualisht është e mirë.
Për ballafaqimin eventualisht të një krize të imigrantëve, sipas ministrit, ka vazhduar kohëzgjatja e vendimit për shpalljen e situatës së krizës në territorin e kufirit shtetëror jugor dhe të veriut, dhe në kufirin e Maqedonisë dhe Greqisë nga dhjetori 2015, vazhdimisht janë shpërndarë zyrtar policor të huaj nga tetë vende evropiane. Gjithashtu është rënë dakord edhe teksti i marrëveshjes me Frontex, i cili do të mundësojë vendosjen e forcave të Agjencisë Kufitare dhe Rojet Bregdetare Evropiane nëse është e nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...