UEFA ka marrë vendim për të ndaluar skuadrën e AC Milanit nga kompeticionet evropiane për dy sezonet e ardhshme për shkak të dështimit të klubit për të përmbushur kufizimet financiare nga FFP.
“Rossonerët” kanë siguruar kualifikimin në Evropa Ligë për sezonin 2018/19 pasi përfunduan në pozitën e gjashtë në Serie A, por nuk do të jenë më në gjendje për të marrë pjesë në turne, transmeton portali arbresh.info.
Në Nyon, pasditen e sotme (e mërkurë) pas disa takimeve të ndryshme me trupin qeverisës së futbollit, tani është njoftuar zyrtarisht se UEFA ka ndëshkuar “Rossonerët” duke mos e lejuar të marrë pjesë në turneut e saj në dy sezonet e ardhshme.
“Klubi është përjashtuar nga pjesëmarrja në kompeticionet për klube të UEFA për të cilën do të duhej të kualifikohej dy sezonet e ardhshme”, shkruan UEFA në një deklaratë.
“Vendimi mund të apelohet Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit në përputhje me artikullin 34 (2) të rregullave procedurale të trupit për kontrollim financiar të UEFA-së, si dhe artikullit 62 dhe 63 të ligjit të UEFA-së”
Fiorentina tani do të trashëgoj pozitën e Milanit, megjithëse ata duhet të presin deri pas shqyrtimit të apelimit nga AC Milani te Gjykata e Arbitrazhit të Sportit./arbresh.info/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...