Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë konfirmoi zyrtarisht sot se Muhamed Krasniqi nuk ka tentuar vetëvrasjen. Pas pyetjeve të dërguara disa ditë më parë, më në fund, Dikasteri I Drejtësisë konfirmoi se zërat për tentativë vetëvrasjeje të Komandant Malishevës, nuk janë të vërteta, përkundrazi ai është mirë, njoftoi Alsat-M.
Ne tekstin nga zyra për informim të kësaj ministrie theksohej:
“Ministria e Drejtësisë ju informon se spekulimet e ngritura për Muhamed Krasniqin (Komandant Malisheva) i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në burgun e Prilepit, për tentim vetëvrasje janë të pavërteta dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe stabile.”
Disa ditë më parë, duke iu referuar burimeve jo zyrtare dhe të pakonfirmuara, ALSAT M publikoi se Muhamed Krasniqi kishte tentuar vetëvrasjen me acid sulfurik, ngjarje kjo e dyshuar si e ndodhur 10 ditë më parë, por e penguar nga personat e tjerë. Informacioni erdhi gjatë periudhës kur të dyshuarit e grupit të Kumanovës u morën në pyetje nga Prokuroria, edhe pse sipas avokatëve mbrojtës ata nuk pranuan të flisnin, pasi kërkuan më parë nga Prokuroria që të njiheshin me provat që pala e akuzës posedon. Për ngjarjet e Kumanovës më 9 dhe 10 maj të dysh uar janë gjithsej 33 persona. Gjatë luftimeve, humbën jetën 8 policë, 38 u lënduan ndërkohë që nga radhët e grupit, humbën jetën 10 persona.
Mbrëmë, me anë të një postimi në facebook, reagoi gruaja e Komandant Malishevës, Arjeta Rexhaj Krasniqi, duke hedhur poshtë kategorikisht spekulimet në media për tentimin për vetëvrasje të të shoqit.
Ajo përcolli edhe fjalët e Malishevës, në të cilat thotë:
“Une Muhamet Krasniqi i drejtohem familjareve te deshmoreve dhe te burgosurve,shokeve te idealit dhe mbare popullit shqiptar dhe ju betohem qe me daten 09.05.2015 kam menduar disa here te vetevritem, por per shkak te tradhetise jam dorezuar qe te del e verteta ne shesh,e kur ate dite nuk kam bere nje gje te tille nuk do e beje kurre.
E ne keto momente kam nevoj per perkrahjen e juaj morale populli im i dashur e jo për thashetheme…”
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës
Roma me fitore solide ndaj Genoas, vazhdon luftën për titull
Labubu, “6-7” dhe “brain rot”, trendet e 2025 që mbizotëruan...
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...