John Mesa, pronar i një studioje tatuazhesh në New York nuk dëshiroi kurrsesi që miku i tij, Pete Davidson të binte në grackën klishe: dedikim me tatuazhe për të dashurën.
Pavarësisht se ai u përpoq ta ndalonte në kohë të dashurin momental të Ariana Grande- s, e gjitha shkoi në vesh të shurdhët. Davidson shkoi bëri dy tatuazhe në nder të Ariana- s.
“Pete me telefonoi dhe më tha se kërkonte të bënte një mbulim. Ishte tatuazhi që dikur kishte bërë për ish të dashurën e tij. I thashë: Hej shoku duhet të heqësh dorë nga këto. Të dashurat shkojnë e vijnë. Por nuk më dëgjoi. Ka rënë kokë e këmbë brenda me të.” tha Mesa për “Page Six”.
Pete Davidson dhe Ariana Grande u fejuan 1 muaj pasi u lidhën, një lidhje që erdhi fill pasi Ariana u nda nga ish- i i saj. Lidhja duket se është mjaft pasionante dhe dyshja po ecën me hapa gjigandë, lapsi.al.

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës