Dua Lipa është ndër femrat më të suksesshme shqiptare në botë.
Sukseset e saja në rrafshin ndërkombëtar nuk kanë të ndalur, shkruan arbresh.info.
Dua momentalisht është tejet e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës dhe me projekte të reja muzikore.
E gjithë këtë sukses Dua ka treguar se nuk do të kishte vlerë nëse nuk do ta ndante me familjen e saj dhe miqtë.
Këtë Dua e ka bërë përmes postimi të një poezie të poetes së njohur kanadeze, Rupi Kaur.
“Sigurisht që dua të jem i suksesshëm, por nuk e dua suksesin për vete. Më duhet të jem i suksesshëm për të fituar mjaftueshëm ‘mjaltë’ e qumësht, që t’i ndihmoj të tjerët rreth meje të jenë të suksesshëm”, thotë poezia e indianit Rupi Kaur, që Dua e ka publikuar.
“Poema ime e preferuar. Është në të vërtetë e tëra për bashkësinë, dashurinë, miqtë dhe familjen. E çfarë është suksesi nëse s’je i gatshëm ta ndash me njerëzit rreth teje?”, ka shkruar më pas Dua në mbishkrimin e vargjeve të poezis.
Ndryshe, Dua gjatë muajit gusht do të performoj në Prishtinë në kuadër të fondacionit ‘Sunny Hill Foundation’./Arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/Bkfx9q0lmKS/?taken-by=dualipa
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...